Gazetari Idro Seferi ka reaguar ndaj atyre të cilët janë penduar që e kanë votuar Gjykatën Speciale.


“Me çfarë veprimtarie keni menduar se do te merret gjykata? Nuk është shërbim zejtar dhe artizanal?”, ka reaguar ai.


Kujtojmë që sot ish-presidenti, Hashim Thaçi u dorëhoq nga kjo pozitë pasi ndaj tij u konfirmuar aktakuza për Krime Lufte.

Reklamë

Thaçi në konferencë për media njoftoi se në Hagë do të udhëtojë si qytetar i Kosovës dhe jo si president i vendit, çka edhe ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Në Hagë ka udhëtuar edhe ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli të cilit i është konfirmuar gjithashtu aktakuza nga Specialja, si dhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi. /Reporteri.net