×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-zv/ministri i Arsimit: Specialja veç gjyshërit na i paska lënë pa i përfshirë në aktakuzë si të akuzuar

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 8:36

    Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi, ka thënë se të gjihë ata që pretendojnë dhe besojnë se Gjykata Speciale po akuzon dhe gjykon vetëm emra të përveçëm e jo UÇK-në në tërësi, bëjnë mirë ta lexojnë një pjesë të aktakuzës e cila sipas tij duket sikur të jetë shkruar si demant i besimeve dhe prentendimet e të tillëve.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi ka interpretuar njërën nga pikat e aktakuzës e cila thotë se nuk po i akuzon për krimet e pretenduara vetëm personat e përveçëm, por po e akuzon si strukturë pothuajse gjithë UÇK-në, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka shtuar se vetëm gjyshet e gjyshërit i ka lënë Specialja pa i përfshirë në aktakuzë si të akuzuar.

    “Pika 35 e aktakuzës nuk po i akuzon për krimet e pretenduara vetëm personat e përveçëm, por përveç tyre, po e akuzon si strukturë pothuajse gjithë UÇK-në, përfshirë Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, komandantët e zonave operative, zëvendëskomandantët e zonave operative, eprorët tjerë të komandave të zonave, komandantët e brigadave, komandantët e njësive, policinë ushtarake, eprorët tjerë të UÇK-së dhe ushtarët e UÇK-së.”, ka shkruar ai në Facebook.

    Sipas Thaçit, është e qartë që nuk kemi të bëjmë me akuza e gjykime të indvidëve, por me akuzë e gjykim të organizatës.

    Dje krerët e UÇK-së Thaçi, Krasniqi e Selimi në orët e pasditës janë nisur drejt Hagës, me ç’rast presidenti Thaçi dha dorëheqje meënjherë pas njoftimit nga gykatësi për konfirmimin e aktakuzës.

    Kurse, dje Vjosa Osmani mori udhëheqësinë e Presidencës, duke u bërë gruaja e dytë në Kosovë që mban këtë post.

    Ndërsa, dy ditë më parë forcat policore të EULEX-it e arrestuan zëdhënësin e Shtabit të UÇK-së, Jakup Krasniqin.

    Ai do të dalë para gjykatësit ditën e hënë.

    Postim i tij i plotë:

    Ata që qëllimshëm pretendojnë dhe ata që naivisht besojnë se Gjykata Speciale po akuzon dhe gjykon vetëm emra të përveçëm e persona të caktuar, jo UÇK-në në tërësi, bëjnë mirë ta lexojnë këtë pjesë të aktakuzës që duket sikur të jetë shkruar si demant për pretendimet e besimet e të tillëve.

    Pika 35 e aktakuzës nuk po i akuzon për krimet e pretenduara vetëm personat e përveçëm, por përveç tyre, po e akuzon si strukturë pothuajse gjithë UÇK-në, përfshirë Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, komandantët e zonave operative, zëvendëskomandantët e zonave operative, eprorët tjerë të komandave të zonave, komandantët e brigadave, komandantët e njësive, policinë ushtarake, eprorët tjerë të UÇK-së dhe ushtarët e UÇK-së.

    Veç gjyshet dhe gjyshërit tanë nuk i paska përfshirë në aktakuzë si të akuzuar.

    Përveç gjithë zinxhirit strukturor të UÇK-së, aty po akuzohet edhe Qeveria e Përkohshme e Kosovës (pjesa e UÇK-së) si tërësi me të gjithë strukturat e saj.

    Pra, është e qartë se nuk kemi të bëjmë me akuza e gjykime të individëve, por me akuzë e gjykim të organizatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!