×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet letra e dorëheqjes që Thaçi ua dërgoi Hotit e Osmanit

    Reporteri
    07 Nëntor 2020 | 14:07

    Ish-presidenti Hashim Thaçi, pas konfirmimit të aktakuzës për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë kishte njoftuar kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryetaren e Gjykatës Kushtuese, Arta Hajrizi.


    Në letrën e dorëheqjes , Thaçi thotë se s’do të ushtrojë këtë pozitë me qëllim të mbrojtjes së identiteti dhe dinjitetit të pozitës së Presidentit.

    “Jam krenar për të gjithë punën që kam bërë për lirinë, pavarësinë dhe shtendërtimin e Kosovës. Ja i bindur që unë dhe bashkëluftëtarët tjerë do të dalim faqebardhë nga ky proces dhe do të konfirmohet lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në letër.

    Thaçi do të dalë para Dhomave të Specializuara me datë 9 nëntor në ora 15:00.

    Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

    Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

    Paraqitja e parë e Hashim Thaçit do të mbahet në seancë publike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!