×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK zyrtarizon kandidatin e saj për kryetar të Pejës

    Reporteri
    11 Nëntor 2020 | 16:15

    Arbër Grabovci është nominuar si kandidat për kryetar të komunës së Pejës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.


    Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    “Besimi im në Arbërin buron nga vlerat e tij dhe familjes atdhetare ndër breza. Kam bindje të plotë se Peja do ta mbaj mend Arbërin si kryetar që gërshton të gjitha vlerat që i posedon qyteti i zemrës time Peja”, ka shkruar Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Sot, së bashku me Dr. Ali Berisha, kryetar i degës së AAK-së në Pejë nominova z. Arbër Grabovci, kandidatin tonë për komunë, kryetarin e ardhshëm të Pejës.

    Besimi im në Arbërin buron nga vlerat e tij dhe familjes atdhetare ndër breza. Kam bindje të plotë se Peja do ta mbaj mend Arbërin si kryetar që gërshton të gjitha vlerat që i posedon qyteti i zemrës time Peja.

    Arbërin, si një ndër themeluesit e parë të degës në Pejë, një qytetar i ndershëm dhe i përkushtuar, që tani e uroj si kryetar të Pejës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!