Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se sipas planit të Qeverisë, Prishtina do të ketë orë policore së paku edhe për një javë tjetër.
“Sipas planit të qeverisë çdo javë qytetet do të vendosen bazuar në numrin e të infektuarve javën e kaluar. Kjo i bjen që ora policore në Pr do të jetë së paku edhe për një javë tjetër. 40 %e krejt testimeve në Kosovë kryhen në Prishtinë a po thonë se i kemi 10% të popullatës”, ka shkruar Ahmeti.
Ndryshe, ky është reagimi i tretë i Ahmetit për masat e reja anti-Covid që ka prezantuar sot Qeveria e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.