×
  • Lajme
  • Lajme

    Njeriu që u prit me nderime nga Albin Kurti, e quan “turp” ndërtimin e strehimores për komunitetin LGBTI

    Reporteri
    13 Nëntor 2020 | 10:37

    Ish-kryetari i degës së Partisë Fjala në Podujevë, Xhevdet Maloku, dje njoftoi se tashmë i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai falënderoi liderin e VV-së, Albin Kurtin, për pritjen e ngrohtë, shkruan Reporteri.net.

    Por, Xhevdet Maloku kishte dalë kundër ndërtimit të strehimores për komunitetin LGBTI.

    Ai lajmin se Komuna e Prishtinës ka ndarë 300 mijë euro për ndërtimin e kësaj strehimoreje, e kishte konsideruar si turp, duke thënë se ajo po ndërtohet me paratë e popullit me shumicë myslimane.

    Po ashtu kishte mbështetur edhe deklaratën e kreut të Fjalës, Gëzim Kelmendi, i cili kishte reaguar ndaj ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi lidhur me projektligjin për martesat e gjinisë së njejtë.

    “Po ku bon bre ministër me u martu burri me burrë, e gruja me gru?!”, kishte thënë Kelmendi, e këtë e kishte shpërndarë në profilin e tij në Facebook Maloku.

    Kujtojmë se Maloku ishte edhe kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës nga Partia Fjala në zgjedhjet lokale të vitit 2017. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!