×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta: Në kohën që Covid përparon, Kuvendi gjen kohë për të privatizuar shërbimet

    Reporteri
    13 Nëntor 2020 | 14:05

    Presidenti Ilir Meta, në konferencën e përjavshme për shtyp, deklaroi në lidhje me Ligjin e Metrologjisë se “në kohën që pandemia përkeqësohet, Kuvendi gjen kohën për të privatizuar shërbimet që i takojnë të gjithë konsumatorëve, në duart e oligarkëve të përzgjedhur”.


    “E gjithë vëmendja duhet të jetë në vënien në kontroll të pandemisë. Ka një ritëm të lartë të të prekurve dhe vështirësi të sistemit tonë shëndetësor për të përballuar ngarkesën e madhe. Që në kohën e valës së parë unë sugjeroja një pakt edhe me opozitën për situatën, por pakti u prish me shkatërrimin e Teatrit Kombëtar në gjendje të jashtëzakonshme”, u shpreh Meta.

    Në lidhje me deklaratat e Vuçiç, Meta u përgjigj shkurt: “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë përgjigjen prej kohësh, të gjithë duhet të mësohen të bashkëjetojnë me Kosovën si shtet i pavarur”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!