Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur se ka qenë në kontakt me institutin rus që qëndron pas vaksinës për koronavirusin, the Sputnik-V.
Lajmin e ka konfirmuar agjencia për CNN, në një deklaratë të dhënë të premten në mëngjes. Fondi i pasurisë sovrane të Rusisë njoftoi të mërkurën se një analizë e hershme e të dhënave nga vaksina Sputnik-V del në përfundimin se kandidatja është 92% efektive.
“OBSH ka qenë në kontakt me Institutin e Kërkimit Gamaleya të Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë, i cili shprehu interes për të aplikuar për listën e përdorimit emergjent dhe ne shpresojmë të marrim të dhënat për vaksinën e tyre kandidate Sputnik V. Nëse produkti i paraqitur për vlerësim i plotëson kriteret, OBSH do t’i publikojë rezultatet gjerësisht. Kohëzgjatja e procesit për autorizim për përdorim emergjent varet nga cilësia e të dhënave të paraqitura nga prodhuesi i vaksinave dhe nga ato të dhëna që plotësojnë kriteret e OBSH-së.”- tha OBSH në një deklarate.
Vaksina ruse ka shkaktuar jo pak polemika. Deklaratat e Moskës, se ajo është 92% efektive janë përballur me perëndimorët skeptikë, ndërsa testet e fazës së tretë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.