Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës pas bllokimit të llogarive bankare të Postë Telekomit të Kosovës.
E para tyre ka dalë zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, i cili u ka thënë se kësaj teme Qeveria duhet t’i jep zgjedhje.
Sipas tij, zgjidhja duhet të jepet më së largu nesër. Mirëpo, protestuesit nuk u qetësuan dhe e quajtën hajn.
Tahiri iu ka përgjigjur protestuesve të cilët i kanë quajtur hajna, duke iu thënë “me iu shiku në sy secili jeni më hajna se unë”.
Ai pas reagimit të protestuesve ka kërkuar falje, duke thënë se “i vjen keq nëse dikush është ndier i ofenduar”.
Protesta është shpërndarë ndërkaq punëtorët janë njoftuar që greva do të mbahet në objektin kryesor të Telekomit duke filluar nga sot. Ndërkaq në regjione greva do të nis nesër nga ora 08:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.