Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka folur edhe për zhvillimet e fundit të Gjykatës Speciale, e cila së fundmi ka ngritur aktakuzë ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit, deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit dhe ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.
Ai tha se në peshoren e drejtësisë është e gjithë Kosova, dhe se të gjithë duhet të jenë të përgjegjshëm për ta mbrojtur historinë e vendit tonë.
“Rreth dy javë më parë ndalesa që ju bë themeluesve të UÇK-së, preku zemrat e të gjithëve, si dhe morri vëmendjen e gjithë shqiptarëve. Edhe sot ata janë bashkë me ju dhe ndajnë krenarinë që e keni për ata. Ne jemi krenar me të gjithë ish-bashkëluftëtarët tanë, siç kemi qenë gjithmonë. Ne do të jemi së bashku me ju”, ka thënë ai.
Ismaili tha se si deputet duhet të reflektojnë dhe kuptojnë drejtë se fati i ushtarëve është bërthama e përpjekjeve për liri, pavarësi dhe shtet.
“Shqiptarët po shohin një koordinim të Serbisë dhe Rusisë që të fabrikojnë fakte për ta njollosur luftën tonë. Ish-ushtarët e UÇK-së kanë sakrifikuar shumë, dhe jam i bindur që edhe në këtë betejë do të dalin triumfues dhe krenar, duke e mbrojtur Kosovën”, ka shtuar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.