Me veshjen kombëtare shqiptare, me flamuj kuq e zi dhe me tortë me simbolin e shqiponjës, dhjetëra fëmijë shqiptarë iu gëzuan faktit të hapjes së klasës së tyre të re në Itali.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, në Bressanone të Italisë është hapur një klasë shqipe. Shkolla shqipe në Trento ka njoftuar se më shumë se 200 nxënës janë regjistruar.
“Me klasën që inauguram sot në Bressanone, kaluam 200 nxënës të regjistruar. Faleminderit të gjithëve, mësues, nxënës dhe sponsorizues”, thuhet në njofimin e shkollës.
Ky hap konsiderohet i rëndësishme për fëmijët e familjeve shqiptare, ndërsa tani, ata i kanë të gjithë mundësitë për të mësuar dhe ruajtur gjuhën amtare. Regjistrimi në këtë klasë ka qenë për fëmijët e moshave 6 deri në 15-vjeçare dhe gjithçka është bërë falas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.