Elita e futbollit kosovar mbyllin tiparin e xhiros së 13-të me dy ndeshje tejet interesante.
Si në Prishtinë ashtu edhe në Therandë priten nga 90 minuta të zjarrta, pasi përballë njëra tjetrës janë skuadra që luajnë futboll shumë të mirë për sy.
Prej orës 13:00, Prishtina e pret Trepçën ’89 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa gjysmë ore më vonë në Suharekë nis takimi ndërmjet Ballkanit dhe Llapit.
Ballkani është lider i Superligës me 26 pikë të mbledhura dhe synon të shënojë fitoren e nëntë këtë edicion.
Në anën tjetër, Llapi nuk ka pasur start të mirë, pasi në 11 ndeshje të luajtura deri më tash ka vetëm dy fitore.
Renditet në pozitën e parafundit me tetë pikë të mbledhura.
Superliga e Kosovës:
E shtunë
Gjilani 1-0 Drenica
Feronikeli 1-0 Arbëria
Besa 1-4 Drita
E diel
Prishtina – Trepça ’89 13:00
Ballkani – Llapi 13:30
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.