Presidenti i zgjedhur, Joe Biden u ekzaminua nga një mjek gjatë ditës së sotme për një dëmtim në kyçin e këmbës të pësuar gjersa luante me një nga qentë e tij.
Incidenti ndodhi ndërsa demokrati po kalonte fundjavën e festës së “Falënderimeve” me familjen në Rehoboth Beach, Delaware, ku ata kanë një shtëpi pushimi, transmeton Telegrafi.
Ekipi i tranzicionit të 78-vjeçarit lëshoi një deklaratë duke thënë se do të kontrollohet te një ortoped për të konstatuar natyrën e lëndimit, raporton bloomberg.
Biden do të bëhet presidenti i 46-të më 20 janar të vitit të ardhshëm pasi ka fituar zgjedhjet kundër Donald Trumpit.
Ndryshe, familja Biden ka dy qen, Champ dhe Major dhe i thanë CBS News, se së bashku me ata, gjithashtu planifikojnë të sjellin edhe një mace në Shtëpinë e Bardhë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.