×
  • Lajme
  • Lajme

    Armend Zemaj e pranon se ka mungesa me oksigjen, por jep një sqarim

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 9:30

    Mbrëmë një qytetar përmes faqes “Marakli të Kerreve”, shprehu shqetësimin për mungesë të oksigjenit në spitalin e Gjakovës.


    Pas ankesës së tij u dërguan 48 bombola me oksigjen në këtë spital.

    Lidhur me këtë rast është deklaruar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili edhe pse i quan lajmet e pavërteta e pranon se ka pasur mungesa.

    “Mungesa ka pasur në vazhdimësi, por furnizimet janë të rregullta. Nuk ka ndonjë shqetësim. Nuk është e vërtetë është gënjeshtër, këto gënjeshtra në kohë pandemie janë shkelje e ligjit. Po shfrytëzojnë situatën për të shpërndarë panik. Është e turpshme të shpërndahen dezinformuar të tilla”, deklaroi Zemaj në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

    Edhe pse ministri i quan raportimet e tilla gënjeshtra, edhe komuna e Gjilanit që qeveriset nga partia e Zemajt, ditë më parë përmes një njoftimi tha se Spitali i Gjilanit është duke u përballur me mungesë oksigjeni.

    “Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente të furnizimit me oksigjen, duke shtuar se po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë problem”, thuhej në njoftim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!