Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar me 41 vota qeverinë e re me kryeministër Zdravko Krivokapiçin.
Ndërkohë, shqiptari Dritan Abazoviq është zgjedhur zyrtarisht zv.kryeministër i Malit të Zi pasi mbështeti koalicionin anti-Gjukanoviç përmes nismës civile URA.
Abazoviç mbajti një fjalim të fortë dje duke theksuar se kërkonin një raport të ri me Serbinë.
“Ju doni të na shtyni në grindje, ne nuk duam. Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë – ne do të fillojmë nga e para. Qeveria e re duhet të ndërtojë marrëdhënie të reja. Ne nuk duam një politikë grindavece. Nëse dikush e dëshiron atë, le ta zbatojë atë. Me të gjitha vendet në rajon ne duam të ndërtojmë bashkëpunimin më të mirë të mundshëm”, tha Abazoviq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.