×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizaj u bë si në ëndrra, ndërkohë qytetet e tjera janë në terr

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 22:02

    Qyteti i Ferizajt ka marrë pamje spektakolare për festat e fundvitit, shkruan Reporteri.net.


    Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu ka publikuar fotografi se si është dekoruar qyteti.

    Aliu ka thënë se mijëra drita u ndezën sonte nga duart e fëmijëve, nën tingujt e muzikës festive, për ta ndriçuar gëzimplotë, qiellin e Ferizajt në prag të festave të fundvitit.

    “Bashkë me të vegjëlit dhe prindërit e tyre, ecëm sheshit kryesor të qytetit, me gëzimin e sinqeritetin e paskaj që veç fëmijët mund të përçojnë, për t’i thënë lamtumirë edhe pak ditë 2020-tës e mirësevjen Vitit të Ri 2021 me përplot shëndet, mirësi, ditë të mbara e mirëqenie për çdo ferizajas”, ka shkruar ai në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!