Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje rreth orës 09:00 në filialin për transfere parash në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Ankuesja kosovare ka deklaruar se derisa ishte duke punuar, një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur para dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Në raport bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.