Kryetari i LDK-së Isa Mustafa në konferencë për shtyp pas shpallje së kandidaturës së Avdullah Hotit për kryeministër ka thënë se është i bindur në suksesin e partisë që drejton në zgjedhjet e ardhshme.
Mustafa ka thënë se deklaratat e Kurtit se do të fitojnë bindshëm janë deklarata të zorit dhe që pastaj i njëjti e shpall veten mbret kur është në zor.
“Deklaratat e tilla nuk i shoh pa ni zor të madh sepse Albin Kurti mund të jetë racional ndonjëherë nuk është racional, kur njerëzt e kanë një zor pastaj e shpall vetën mbret dhe të lënë përshtypje se ata janë të parët dhe s’ka kush i mund unë këtë ua lë qytetarëve të vendosin. Unë nuk e garantoj që votuesit e LDK’së do ta votojnë Kurtin ose dikë tjetër ata do ta votojnë LDK’në”, ka thënë Mustafa para mediave.
Kreu i LDK’së është shprehur i bindur në suksesin e LDK’së në zgjedhje
“Sukses i madh për demokracinë që partitë po hyjnë vetëm në garë. Kur ta kryejmë garën ne renditemi në bazë të mbështetjen. Jam shumë i bindur në suksesin tonë në zgjedhje, jemi në situatë specifike sa i përket fushatës dhe mundësisë që qytetarët të dalin të votojnë. Do ju ofrojmë atyre ofertën e LDK’së dhe shpresoj se këtë besim do ta kenë”, është shprehur ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.