Një person ka vdekur dje në QKUK, pasi u rrëzua nga një shtëpi ku ishte duke punuar në fshatin Shkabaj të Prishtinës.
Viktima ishte rrëzuar më 3 tetor dhe ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve të marra. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Shkabaj 03.10.2020 – 9:30. Me 31.12.2020 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i lënduar pasi ishte rrezuar nga një shtëpi private ku kishte qenë duke punuar. I njëjti ishte duke u trajtuar në QKUK dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti mbetet si më lartë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.