Pas festës së natës së Vitit të Ri, duke se mërgimtarët kanë marrë rrugën për ta lëshuar Kosovën dhe të shkojnë në vendet e Evropës ku ata jetojnë.
Një numër i madh i mërgimtarëve kanë qenë për pushime në Kosovë për fundvit edhe pse prezent ishte pandemia COVID-19.
Mirëpo pas festës së mbrëmshme duket se disa nga ta kanë marrë rrugën për në Europë, në shtetet ku ata jetojnë.
Në kufirin në Merdare raportohet se janë krijuar kolona deri në 1 kilometër.
Pritjet në këtë pikë janë deri në 40 minuta.
Në pikat tjera gjendja është e qetë, derisa Merdare është kufiri që frekuentohet më së shumti nga mërgimtarët për të hyrë apo për të dalur nga Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.