Enver Shala, ish-ushtar i UÇK-së është rikthyer me një video tjetër nga festimet që ka bërë për Vitin e Ri.
Ai ka publikuar një video me një armë, ku në pamje të parë duket si kallashnikov teksa shihet duke shtënë në ajër.
Mirëpo, arma me të cilën gjuan nuk është prej vërteti, dhe se ajo armë në vend të plumbave gjuan fishekzjarre, shkruan Reporteri.net.
Shala në video i dërgon edhe një mesazh Gjykatës Speciale, e cila po heton krimet e pretenduara të luftës nga UÇK-ja.
Videoja që vitin e kaluar ishte publikuar nga Shala ishte përhapur me të madhe në media dhe ka shkaktuar reagime të mëdha në opinion.
Kujtojmë se Enver Shala ishte kandidat për deputet nga radhët e Nismës./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.