×
  • Lajme
  • Lajme

    2020, vit i kobshëm për Kosovën – afër 30 persona të vrarë

    Reporteri
    01 Janar 2021 | 17:47

    Vetëm në javët e fundit pesë persona janë vrarë në Kosovë.


    Ngjarja makabre që tronditi vendin tonë mbrëmjen e 30 dhjetorit në Pozhoran të Vitisë, ishte ajo ku sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, një burrë vrau gruan dhe dy djemtë e tij, e më pas edhe vetën.

    Policia ka njoftuar se tre viktima kanë qenë brenda shtëpisë dhe një viktimë në oborrin e shtëpisë. Dyshohet se burri kishte vrarë gruan dhe djemtë brenda shtëpisë, e më pas vetën në kopsht.

    Familja katëranëtarëshe kishte ardhur nga Zvicra. Sipas policisë dyshohet se deri të vrasja makabre ka ardhur pas një mosmarrëveshje familjare.

    Një tjetër ngjarje e rëndë kishte ndodhur të premten e 25 dhjetorit të këtij viti, ku një 30 vjeçar ka vrarë babën e tij me thikë në Lagjen “Dardania” të komunës së Prizrenit. Për këtë rast Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit M.H, shkruan lajmi.net.

    Po ashtu në tjetër rast i rëndë i vrasjes ndodhi edhe më 15 dhjetor të 2020-ës, ku një zyrtar policor nga Prizreni vrau vajzën e tij dhe me pastaj vetën. Viktimat e këtij rasti u konfirmuar nga Policia dhe Prokuroria e Prizrenit.

    Ndërkohë, numri i madh i vrasjeve vazhdon të mbetet shqetësues në vend. Vetëm gjatë periudhës janar-nëntor 2020, sipas statistikave të Policisë 25 persona janë vrarë, ndërsa duke përfshirë edhe rastet e lartcekura, i bie që 27 persona janë vrarë gjatë këtij viti.

    Ndërsa krahasuar me vitin 2019 numri i vrasjeve është rritur dukshëm, pas gjatë 2019 kishin ndodhur 19 vrasje.

    Kujtojmë, se në vitin 2019, është vrenjtur një ulje e numrit të rasteve të vrasjeve, krahasuar me vitet paraprake.

    Gjatë viti 2018, në Kosovë, kishin ndodhur 35 vrasje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!