Anëtari kryesisë së Nisma-s, Zafir Berisha, tha se ky subjekt po planifikon që të shkoj i vetëm në zgjedhje, kësisoj nuk do të bëjë koalicion as me PDK-në.
I ftuar në emisionin Frontal në T7, ai tha se PDK ka frikë që të shkojë në zgjedhje bashkë me Nismën, pasi që sipas tij, ka anëtarë të këtij subjekti që nuk janë të interesuar që krahu i UÇK-së të jetë i fuqishëm siç ka qenë më herët në PDK.
“Nisma do të shkojë vetë në zgjedhje. Jo që kanë frikë nga PDK që të shkojmë bashkë, por kjo është e veshur me diçka tjetër, ka në PDK që nuk janë të interesuar që krahu i UÇK-së të jetë i fuqishëm si ka qenë mëherët brenda PDK-së”, ka deklaruar ai.
Berisha tha se kanë pasur biseda me PDK-në para se të shpalleshin zgjedhjet, por që ai theksoi se edhe nëse do të ishin në një listë zgjedhore me këtë subjekt, nuk do të ishin PDK.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.