×
  • Lajme
  • Lajme

    I riu nga Deçani me lot në sy: Nazlija në takimin e fundit më tha se bashkë do t’ia dalim

    Reporteri
    04 Janar 2021 | 18:00

    19 vjeçarja Nazlije Sherifi ka vdekur dje pas një sëmundje të rëndë. Asaj i duhej transplanti i veshkës, të cilën vendosi të ja dhuroj i riu nga Deçani, Valmir Aliçkaj.


    Por dita ditës gjendja e saj shëndetësore veçse u keqësua. Kësisoj e njëjta nuk arriti t’u bëjë ballë problemeve shëndetësore.

    Pas varrimit të Nazlijes, ka folur Valmir Aliçkaj, i riu nga Deçani që i ofroj veshkën 19-vjeçares Nazlije Sherifit e cila vdiq në pritje të transplantit.

    Valmiri me lot në sy ka thënë se në takimin e fundit Nazlija i ka thënë se do t’ia dalin bashkë dhe me ndihmën e Zotit.

    “Mu ka dok shumë shokuese si me pa humbur familjarin më të dashur për mua. Ka qenë shumë pozitive për jetën, asnjëherë nuk e mendonte vdekjen. Ka qenë shumë pozitive, kurrë se kemi menduar që do të vije vdekja te ai person. Dëshirat më të mëdha i kishte të takojë familjen time, të vinte në Deçan, të vazhdonte fakultetin. Takimin e fundit më thoshte vëlla kemi me ja dalë bashkë, shpresat i kam të tij dhe te Zoti”, ka thënë Valmiri në T7, shkruan Reporteri.net.

    Instituti i Shëndetit Publik ka thënë se 19 vjeçarja ka vdekur nga coronavirusi, por vëllai i Nazlijes, Ilir Sherifi, mohon që motra e tij të ketë qenë e infektuar me virusin SARS CoV-2.

    /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!