Policia e Kosovës e ka zënë në flagrancë A.Q 47 vjeç, duke organizuar skena piramidale dhe organizim të bixhozit të pa ligjshëm në Drenas.
Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:00, në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas, saktësisht në një lokal në qendër tregtare është arrestuar një person i dyshuar për Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
“ersoni i dyshuar: A.Q (mashkull) 47 vjeç, me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që njësitet policore të stacionit policor të Drenasit, në koordinim me Prokurorin e shtetit dhe zyrtarë kompetent nga Dogana e Kosovës, po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale”, ka thënë Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.