×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë trafiku mes 4 veturave në Malishevë, vdes një person

    Reporteri
    04 Janar 2021 | 21:57

    Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 20:30në fshatin Arllat në rrugën rajonale për Malishevë.


    Zëdhënësja i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora ka konfirmuar aksidentin e rëndë, në të cilin ka thënë se janë përfshirë katër vetura.

    Po ashtu Hoxha tha se sipas raportimeve fillestare mjeku ka konstatuar se një person është pa shenja jete.

    “Rreth orës 20:30, në rrugën Arllat -Malishevë , ka ndodhë një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira 4 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka deklaruar Ahmeti për Reporteri.net.

    Ajo ka thënë se personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me hetimin e rastit po merren hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!