Ish-ministri i Infrastrukturës nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku është distancuar nga gjuha fyese e Agim Veliu ndaj Vjosa Osmanit, shkruan Reporteri.net.


“Ajo gjuhë është e papranueshme totalisht, nuk përfaqëson mendimin tim dhe unë si anëtarë i kryesisë distancohem totalisht prej një gjuhe të tillë. Nuk i bën hair LDK një gjuhë e tillë më së paku neve që thirremi si parti e vlerave, nuk na takon të pranojmë fyerje në pikëpamje fizike. Është e papranueshme çdo përplasje që po ndodhë tani”, tha ai në Pressing të T7.

Përplasja e Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut sot kaloi në banalitet. Osmani tha se mund të rikthehet në LDK nëse ndërrohet kryesia e saj, derisa ministri Veliu tha për u.d së presidentit se “Krejt kryesia me ia lëshu vendin, edhe s’di a e nxen”.

Reklamë

Fyerja e tillë sot u komentua gjatë ditës nga gazetarë e analistë. Ndërsa stafi i Vjosa Osmanit kërkoi shkarkimin e Veliut për shkak të deklaratës së tij.