Një burrë që po e nxirrte një grua me karrocë nga Emergjenca, dje është kapur nga kamera tek e godet këtë të dytën në kokë.
Për rastin për të cilin mbrëmë raportoi Reporteri, Policia ka nisur hetimet. Konkretisht, policia ka identifikuar burrin i cili ushtron dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar Reporterin, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Referuar pamjeve në fjalë, policia menjëherë në përputhje me autorizimet saj ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes si dhe hetimit të rrethanave që karakterizojnë rastin.
Në kontekstin e kësaj menjëherë ka identifikuar palët, ka proceduar me intervisitimin e të njëjtëve dhe ka koordinuar veprimet e mëtejme me prokurorin e shtetit, për të nxjerrë në pah nëse ka elemente të veprës së inkriminuar”, ka thënë Ahmeti. /Reporteri.net