Reshjet e shiut dhe borës që po vazhdojnë të bien tash e sa ditë në vendin tonë, kanë shkaktuar probleme në disa pjesë të Kosovës.


Shiu i mbrëmshëm që ra ka shkaktuar vërshime në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, më saktësisht në Komoran te vendi i njohur si “Kroi i Mbretit”.

Shihet se një pjesë e rrugës në këtë vend është mbuluar nga uji.

Reklamë

Veturat të cilat po kalojnë në atë pjesë po kanë vështirësi në qarkullim .

Duhet kujtuar se problemi i tillë në këtë pjesë paraqitet gjithmonë sa herë që ka reshje të mëdha të shiut.