Zëvendëskryeministri në detyrë, njëherit kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i ftuar mbrëmë në debatin ‘Kallxo Pernime’, tregoi disa momente gjatë vizitës së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në SHBA, në shtator të vitit 2018.
Tahiri ka treguar se në secilin takim që ka pasur delegacioni i Kosovës në atë kohë, agjenda e ndarjes ka qenë në tavolinë.
“Në vizitën që e kemi pasur në shtator të vitit 2018 në SHBA, agjenda e ndarjes ka qenë në tavolinë dhe në secilin takim që kemi qenë. Agjenda e shkëmbimit të territoreve ka qenë. Qëndrimi me integritet të lartë të kryeministrit Haradinaj, e ka bërë që në fund ai e ka paguar çmimin”, deklaroi Tahiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.