×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Katër tubimet e Haradinaj që dëshmuan se ka përkrahje të madhe në Pejë

    Reporteri
    31 Janar 2021 | 13:57

    Ramush Haradinaj ka patur dje takime të ndara në Pejë. Qindra anëtarë e simpazantë e pritën liderin e AAK-së në qytetin e bukur të Dukagjinit duke i ofruar mbështetje në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Peja frymon Aleancë!


    Gjatë qeverisjes së saj, Aleanca i dha vendit ndryshimin me vendimet dhe zgjidhjen e shumë problemeve.

    Ushtria, Trepça, pavarësia energjetike, e shumë ligje e tema që kishin mbetur pezull për dy dekada, janë në listën e punëve të kryera që mbajnë vulën e Aleancës. Prandaj, ka shumë arsye që me 14 shkurt të votohet Aleanca.

    Strukturave të Aleancës në Pejë, iu garantova se ne nuk do lejojmë që Kosova të mbetet e rrethuar dhe e bllokuar nga Serbia, pasi që në mungesë të zgjidhjes për antarësim në NATO, ne do vazhdojmë me referendumin për bashkim me Shqipërinë.

    Gjithashtu, nuk do të lejojmë rënien e mëtutjeshme ekonomike, pasi që kemi një program të saktë e të qartë që përmban shumë instrumente që stimulojnë zhvillimin, krijojnë vende pune, e prej tyre edhe Fondi 1 miliardësh, që si ide po përqafohet edhe nga të tjerët.

    Kosova nuk dorëzohet as nga pandemia e as nga Serbia, ajo e ka Forcën e vet” ka thënë Haradinaj për vizitën në Pejë.

    *Artikull i sponsorizuar 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!