Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Petrit Hajdari, ka postuar fotografi nga fshati Llapushnik i Drenasit, në të cilat shihet përkrahja e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës.


Hajdari ka cekur që rimëkëmbja e vendit është projekti që qytetari e ka besuar dhe vazhdon të besojë, e që ky besim është obligim i ynë.

“Rimëkëmbja e vendit është projekti që qytetari e ka besuar dhe vazhdon ta besojë. E ky besim, është obligimi ynë”, ka shkruar Hajdari.

Reklamë

“Llapushniku na priti krahëhapur. Është i papërshkrueshëm emocioni që merr kur fshatra të tilla si Llapushniku ta konfirmojnë që janë me ty, të shohin, të dëgjojnë dhe ndajnë me ty besimet e përbashkëta për një Kosovë dinjitoze.

PDK-ja ua ofron qytetarëve atë Kosovë sepse qytetarët duan që PDK-ja t’i drejtojë.
Rimëkëmbja e vendit është projekti që qytetari e ka besuar dhe vazhdon ta besojë. E ky besim, është obligimi ynë.

#Rimëkëmbje
#HoxhajKryeministër1
#petrithajdari70”