Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi sot takim me strukturat e Aleancës në Shtime.


Haradinaj atje bisedoi kryesisht rreth zhvillimit ekonomik dhe antarësimit në NATO.
“Zhvillimi ekonomik kërkon një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt. Angazhimi ynë për antarësim në NATO e organizata të tjera, prodhon siguri për qytetarët por edhe për investitorët dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Në takim me strukturat e Aleancës në Shtime, vërejta një entuziazëm të madh për Programin tonë për zhvillimin e vendit”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Reklamë

Ai tha po ashtu se besimi në Aleancë mbështetet në shembujt e mirë nga qeverisja e mëhershme, në guximin për të marrë vendime dhe në forcën e njerëzve tonë për të prirë në procese.