Florentina Gjergjaj, kandidate për deputete nga AAK, ndërsa ka folur për kandidaturën e Ramush Haraidnajt për president ka treguar pse është njeriu i duhur.


Ajo ka thënë se asnjë kandidatë që është në garë për të parin e shtetit nuk mund ta përfaqësojë vendin më mirë se Haradinaj.

“Sakrifica dhe kontributi gjatë luftës, edhe në shtetndërtim, në formimin e ushtrisë, e bëjnë Ramushin njeriun me dinjitioz që duhet të jetë komandant i Forcave të Kosovës, ka qenë vetë qe e ka shtyerë përpara dhe e ka finalizuar me ushtri të Kosovës, dhe asnjë kandidat që është në garë nuk mund ta përfaqësojë vendin më mirë se Ramushi”, ka thënë Gjergjaj në REPORTERI/INTERVISTA.

Reklamë

Ajo më tej ka pohuar se edhe për dialogun me Serbinë, Ramushi është personi më kompetent për të qenë përfaqësues i Kosovës në dialog.

/Reporteri.net/.