×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj: AAK ishte forcë shtytëse për Ushtrinë, Trepçën, pavarësimin energjetik, e ndaljen e një dialogu të gabuar

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 21:18

    Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin Debat në Radio Televizionin e Kosovës, ka treguar arsyen për ky subjekt politik zgjodhi sloganin Forca e Kosovës, për zgjedhjet e 14 shkurtit.


    “Në përgatitje e sipër ne kemi dashur të identifikojmë vetën me atë që jemi në të vërtetë. Kandidatura ime është reale për president, por njëkohësisht edhe roli i Aleancës në moment kyçe për Kosovën ka qenë i një force” ka thënë në këtë emision kryetari i AAK-së.

    Aleanca, sipas Ramush Haradinajt, ishte forcë shtytëse për ushtrinë, Trepçën, pavarësimin energjetik, ndaljen e një dialogu të gabuar dhe kësisoj rezultoi Forca e Kosovës për proceset që vijnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!