×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Menduh Abazi për vizitën e Kurtit në Skenderaj: Po tentohet të tërhiqet paralele me vizitën në veri

    Reporteri
    02 Shkurt 2021 | 12:03

    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Menduh Abazi ka reaguar lidhur me zhvillimet e mbrëmshme në Skenderaj, ku kreu i VV-së, Albin Kurti u prit me brohorima dhe gjuajtje me vezë.


    Abazi ka shkruar se është ligësi fakti që një kastë politike qëllimisht dëshiron të tërheqë paralele me vizitën në veri dhe atë në Skenderaj.

    “Paramendoni sa e ligë duhet të jetë një kast politike që me qellim dëshiron të tërheq paralele e të shpërfaq pamje se kinse ai dhe kasta e tij priten njejt sikur në veri sikur në Drenicë. Kjo po na e vërteton atë që po thuhet në studio televizive se këta ofendohen duke krahasuar Kraleven me Drenicën. Cka po provokon kjo kast politike me këto veprime?!”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!