Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherit kandidat për kryeministër nga kjo parti ka prezantuar sot një prurje të re, e që vije nga Partia Demokratike e Kosovës.


Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Besim Vishi, asambleisti i PDK-së në Kaçanik, nga sot është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.

Kurti ka thënë se bashkë me Besimin do të punojë drejt një të ardhme të ndritur.

Reklamë

Postimi i Kurtit:

Besim Vishi, asambleisti i PDK-së në Kaccanik, nga sot është anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Besimi është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës, ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Teknik, në drejtimin e sistemeve elektroenergjetike.

Në të kaluarën ka punuar në KEK/KEDS si koordinator i nëndistriktit për rrjeta elektrike për Kaccanik e Han të Elezit, pastaj shef i njësisë për këto zona në Doganë, si oficer i lartë i ekzaminimit, si dhe në shkollën e mesme “Dardania” në Han të Elezit si profesor i lëndëve të elektroteknikës.

Atë e mirëprita në zyren time bashkë me anëtarin e kryesisë dhe kandidatin tonë për deputet, Liburn Aliu.

Reklamë

Besimi do të punojë me ne dhe krejt bashkë ecim drejt të ardhmes së ndritur.