Ambasada e Britanisë në Prishtinë është deklaruar për incidentin e ndodhur mbrëmë në Skenderaj. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ambasada thotë se skenat e djeshme janë të dëmshme për demokracinë, shkruan Reporteri.net.
“Skenat e djeshme në Skenderaj janë zhgënjyese dhe të dëmshme për një demokraci të re”, thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike.
Tutje kjo ambasadë thekson se të gjitha palët duhet të jenë në gjendje të bëjnë fushatë pa dhunë dhe kërcënime.
Kujtojmë që gjatë natës së kaluar lideri i VV, Albin Kurti, nuk u mirëpritë në qytetin e Skenderajt që është bastion i PDK-së.
Kurti u përballë me brohoritje “hajn” dhe ndaj tij u hodhën vezë.