×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet një person i vdekur në bregdetin e Durrësit

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 8:48

    Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:30 në bregdetin e Durrësit.


    “Në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar”, bën të ditur policia, raporton A2.

    Ndërkohë, nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!