Duket se kanë qenë afatet kohore që kanë favorizuar një person të akuzuar dhe shumëkërkuar për disa ngjarje kriminale, mes të cilave edhe vrasja e Klodian Saliut në vitin 2005.
Është fjala për Plaurent Dervishaj, i njohur si kunati i Lulzim Berishës, i cili është lënë i lirë nga autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe, për faktin se nuk ka patur një marrëveshje ekstradimi me shtetin shqiptar.
Sipas këtyre autoriteteve, cituar nga Klan News, dokumentat dhe kërkesa për ekstradim kanë mbërritur me vonesë nga Shqipëria.
Ndalimi i Dervishaj dyshohet se është kryer nga policia e Dubait më 10 Dhjetor, pas kërkesës së prokurorisë së Posaçme SPAK, për arrestimin dhe ekstradimin e tij në Shqipëri.
Sipas dokumentave zyrtare Ministria e Drejtësisë ka përcjellë një kërkesë për ekstradim në datën 21 Dhjetor, kërkesë që ka mbërritur sipas komunikimit zyrtar në datën 28 Dhjetor 2020.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.