×
  • Lajme
  • Lajme

    Vritet në Siri edhe një shtetas i Kosovës

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 19:34

    Një shtetas i Kosovës, dyshohet se është vrarë në Siri.


    Fjala është për shtetasin me inicialet Rr. E., i cili bashkë me tre persona të tjerë i ishte bashkuar luftës në Siri, raporton koha.net.

    Reporteri.net ka provuar që konfirmojë lajmin  nga Policia e Kosovës por zyrtarët për informim nuk e kanë hapur telefonin.

    Kujtojmë se Reporteri.net ishte media e parë në vend që raportoi për kthimin e 110 shtetasve në Kosovë nga Siria.

    Gjithçka çfarë ndodhi mbrëmë në aeroportin e Prishtinës – si u sollën në Kosovë mbi 100 gra dhe fëmijë të xhihadistëve shqiptarë të vrarë në Siri

    Ndërsa ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka deklaruar ditë më parë se edhe 60 shtetas të tjerë kosovarë gjenden në Siri.

    Ministri Tahiri: Edhe 60 kosovarë gjenden në Siri

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!