Infrastruktura është problemi i madh i banorëve në zonën turistike të Ksamilit në Bashkinë e Sarandës, e cila drejtohet nga Adrian Gurma.
“Ata kanë shtruar sa për të thënë aty brenda Ksamilit e këtej kthehu djathtas kthehu majtas thyen këmbët.”
” Premtojnë do bëjmë sot do e bëjmë nesër e hiç.” thonë banorët
Banorët ecin në verë mes pluhurit e në dimër mes baltës.
“Rruga na shqetëson shumë sidomos në behar me turistët por edhe me këmbësorët.”
Kërkesa për ndërhyrje, kanë rënë në vesh të shurdhët, kështu që detyrohen ti rregullojnë vetë.
“Po të ishte një metro rrugë me thellësi e bënim vetë” tha një banor
Të ndodhur shumë afër detit, në verë këtu mirëpriten turistë, por siç thonë banorët disa largohen prej rrugëve të amortizuara.
“Edhe kur vjen ndonjë që lëshojmë shpinë për plazhista rruga është e keqe dhe ata kthehen mbrapsht.”
Ndriçimi dhe pastrimi janë dy probleme të tjera që nuk kanë marrë kurrë zgjidhje nga Bashkia Sarandë.
“Thonë vere çoje vetë atë dritën po si ta çoj unë paguaj për ndriçim paguaj për gjelbërim për varreza” thonë banorët
Rrugët kanë emra, por lagjet jo.
Në disa prej tyre banorët thonë se ka dekada pa u vënë dorë.
” Ka 20 vjet që është kjo gjendje.”
Premtime për ndryshimin e gjendjes, banorët e Ksamilit thonë së marrin vetëm në kohe fushate.
“Kur vijnë për fushata thonë do ti bëjmë do ti rregullojmë.” shprehet një banor