Kandidati i LDK-së për kryeministër ka marrë meritat për aksionin e Policisë në Karaçevë, por edhe ka arsyetuar shkarkimin e drejtorit të Policisë më pas.
Ai ka akuzuar Qeverinë Kurti, ku ishte numri dy në, se ndaloi aksionin në Karaçevë muaj më parë.
“Me çështjen e shuarjes së Task-forcës ne e kemi kthyer ligjshmërinë. Në kompetenca kushtetuese s’ka dakordime, kur vlerësoj se ka shkelje të ligjit, marr masa. Rasti Karaçeva, si aksion është ndaluar në qeverinë paraprake, është ndaluar aksioni nga kryeministri paraprak. Pas ardhjes time më 3 qershor, është përgatitur plani edhe një herë, më është prezantuar, e kam dhënë dakordimin tim dhe ato kazino janë bërë rrafsh”, ka thënë Hoti.
Pak javë pas aksionit në Karaçevë, ku u rrafshuan shumë kazino ilegale, u shkarkua i pari i Policisë, Rashit Qalaj, ndonëse pas aksionit atij dhe të tjerëve në Polici iu dhanë merita.
“Nuk kanë shkuar gjanat siç është dashur të shkojnë, janë ca gjana që janë sekrete. Vendimi për shkarkim është marrë në bazë të raporteve për performancet e tij”, ka thënë Hoti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.