Sondazhi final i kryer këtë javë nga PiPOS rreth asaj se kënd do të votojnë qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 14 shkurt ka nxjerrë si fituese Lëvizjen Vetëvendosje me 40.95 për qind, e pasuar nga Partia Demokratike me 22.3 për qind dhe e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 19.3 për qind, AAK 7.8 me për qind dhe Nisma Socialdemokrate 3.15 me për qind.
Drejtori i këtij instituti Fisnik Halimi, në Rubikon ka prezantuar edhe renditjen sipas ulëseve që besohet se do ta kenë partitë politike.
Sipas gjetjeve Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 45 deputetë, PDK 25, LDK 21, AAK 9 deputetë dhe komunitetet do të jenë të prezantuara me 20 deputetë në parlament.
Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt dhe të gjitha partitë kanë filluar fushatat e tyre.
Fushata zgjedhore ka filluar zyrtarisht me 3 shkurt, ndërkohë që partitë kishin filluar tubimet më herët.
Tubimet po mbahen përkundër paralajmërimeve për rrezikun e pandemisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.