×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Visar Ymeri: Aleanca ka një program të qartë për zgjidhjen e situatës post-pandemike

    Reporteri
    09 Shkurt 2021 | 9:15

    Në emisionin ‘Debat Plus’, analistët politik kanë diskutuar për programet e partive.


    Në një pjesë të emisionit ata janë ndalur tek pjesa e ekonomisë, sa i përket programit.

    Analisiti Visar Ymeri, tha se vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kanë premtime dhe zotime që janë të prekshme.
    ‘Me sa e kan pa në çështjet ekonomike vetëm PDK dhe AAK kanë premtime, zotime që janë më të prekshëm në kuptimin e numrave ose jo’, tha Ymeri.

    Ymeri më tej e veçoi programin e AAK-se, ku tha se në programin e saj ka treguar ku do t’i marrin paratë që do t’i shfrytëzoojnë për situatën pandemike.
    ‘Te Aleanca e kisha bë njëfarë dallimi se megjithatë në këtë pjesë nuk është se nuk kanë treguar ku i marrin paratë që i zotojnë me i përdor në këtë situatën emergjente të krizës ekonomike të pandemisë’, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!