Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florent Ukaj, në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar fshatin Gjonaj të Hasit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ukaj ka cituar shprehjën e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, shkruan Reporteri.net.
“Vera e ka bo zoti edhe në Gjonaj të Hasit!”, ka shkruar ai.
Në fotografi shihet i shoqëruar edhe nga babai i tij, ish-deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj.
Florent Ukaj në listën zgjedhore të LDK-së garon me numër 46.
Ky është postimi i tij i plotë:
Vera e ka bo zoti edhe ne Gjonaj te Hasit!
/Reporteri.net