Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, a vizituar sot familjen atdhetare të Brahim Kokallës në Gjakovë.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se anëtari i kësaj familjeje, Bujar Kokalla, është përkrahës i devotshëm i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, shkruan Reporteri.net.

Sipas tij, fuqia e fitores së PDK-së buron nga përkrahës e familje të tilla.

Reklamë

Tutje Haxhiu ka thënë se qytetarët çdo ditë e më shumë po i bashkohen konceptit dhe programit të PDK-së, pasi që e kuptojnë se më 14 shkurt do të vendoset për fatin e Kosovës.

Bekim Haxhiu në listën zgjedhore të PDK-së garon me numër 109.

Ky është postim i tij i plotë:

Ishte kënaqësi vizita në familjen atdhetare të bacës Brahim Kokalla në Gjakovë.

Faleminderit përzemërsisht për mikëpritjen Bujar Kokalla, përkrahës i devotshëm i Hashim Thaçit e Kadri Veseli.

Reklamë

Fuqia e fitores se PDK-se buron nga përkrahes dhe familje të këtilla plot energji nderë dhe bujari.

Me 14 shkurt vendoset për fatin e Kosovës dhe qytetarët me integritet dhe vetëdije kombëtare e shtetërore e kanë kuptuar këtë, prandaj çdo ditë e me shumë po i bashkohen konceptit dhe programit të PDK-së.

#PDK 134

#EnverHoxhaj 1

Reklamë

#BekimHaxhiu 109

#Rimekembje

/Reporteri.net