Pa maska e pa distancë fizike, ka vazhduar takimet e tij me qytetarë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidat për kryeministër, Albin Kurti.
Ai atje është parë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen, e cila fillimisht qëndronte pas Kurtit e më pas doli përkrah tij shkruan Reporteri.net.
Para qytetarëve të Shtimes, Kurti ka premtuar se ai dhe tashmë bashkëpunëtorja e tij më e ngushtë, Vjosa Osmani, do të vazhdojnë të mbesin klasë e mesme, pasi që sipas tij nuk kanë synime që të pasurohen nga politika.
Diçka tjetër që ra në sy në këtë tubim, është edhe prania e flamurit dardan të ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Ky flamur ishte në mesin e flamujve kombëtarë që valonin në këtë tubim. /Reporteri.net

