×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj në Drenas nderon heronjtë: Sakrifica e tyre sublime është themeli i lirisë

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 19:20

    Ramush Haradinaj, kandidat për president të Republikës së Kosovës, në vizitën e tij në Drenas, ka nderuar edhe heronjtë që sakrifica e tyre është themeli i lirisë.


    “Nderim për heronjtë Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ilaz Kodra, Rasim Kiqina dhe Bedri Shala në Drenas”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

    Tutje, ai është shprehur se sakrifica e tyre sublime është themeli i lirisë.

    “Sakrifica e tyre sublime është themeli i lirisë dhe udhërrëfyesi ynë për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e tij”, ka përfunduar kreu i AAK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!