Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka klasifikuar kategoritë ideologjike brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Ahmeti filloi duke përmendur filozofët e Shqipërisë brenda VV-së, Elvis Hoxhaj e Hysamedin Feraj, ku për të cilët tha se bazën filozofike e kanë të rrezikshme.
Sipas Ahmetit, këta dy filozofë kanë janë gati në kufirin e fashizmit në disa aspekte.
“Aty (në VV) ka hegelian, marksist, dialektika… e deri tek filozofët e Shqipërisë që nuk janë bash të majtë sipas meje, Elvisi e Samedini, sepse bazën filozofike e kanë goxha të rrezikshme. Për të mos qenë shumë i rëndë – Ata janë gati në kufirin e fashizmit në disa gjëra”, është shprehur Ahmeti.
Tutje, sipas Ahmetit në Vetëvendosje ekziston një bazë filozofike e marksizmit.
“S’po dua me hi në filozofi, por aty ekziston një bazë filozofike që është e marksizmit. Mandej i ke nacionalistet e bashkimit kombëtar të cilët janë LKQK, OMLK, LPK… d.m.th. ata që vijnë nga fryma e bashkimit kombëtarë, që janë të majtë”, ka thënë Ahmeti.
Dhe krejt në fund gjen persona që kanë socialdemokratë të ri që kanë kryer shkolla dhe duan të jenë aktivistë politikë.
“Mandej i ke intelektualët e rinj, socialdemokratët të ri që kanë krye shkolla e magjistratura, e i ke edhe do të rinj që donë të jenë aktivistë”, shtoi Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.